Ish-ministri i Financave: Paketa fiskale rrit barrën e taksave

Kliko per me shume info

Sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode e ashtuquajtura paketë fiskale e qeverisë, në tërësinë e saj rrit barrën e taksave me së paku një vlerë prej rreth 50 mln USD neto për vitin 2018.

Kliko per me shume info

“Nga momenti kur nga mazhoranca e majtë filloi të implementojë një politikë të re taksash rreth 5 vite të shkuara, efekti neto i taksave shtesë shkon në rreth 500 milion USD sipas përllogaritjeve të vetë qeverisë dhe ky efekt vetëm në vitin e parë të implementimit të taksave të vendosura”- tha Bode gjatë një interviste për gazetën “MAPO”.

Gjithashtu Bode u shpreh se rritja e taksave apo ndryshimet në strukturën e tyre janë përdorur nga qeveria vetëm për ti krijuar asaj mundësinë për të patur sa më shumë të ardhura në buxhet nga nevoja e mbulimit të shpenzimeve në rritje.

Bode deklaroi se “impakti ekonomik e shoqëror i këtij sistemi taksash është shumë larg asaj që deklarohet, përkundrazi efektet tashmë janë vërtetuar tërësisht negative.”

Ish-ministri theksoi se “Dogma e ngushtimit të diferencave të të ardhurave përmes rritjes dhe progresivitetit të taksave, është tashmë evidente se ka prodhuar efekte të kundërta, diferencat janë thelluar mes shtresave të shoqërisë dhe kategorive të bizneseve.”

Sipas ish-ministrit Bode, ata që më së shumti nuk kapërcejnë dot “gardhin” e taksave të larta janë më të dobëtit, më të varfërit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.