Ish-ministri: Do ketë arreste tjera, cfarë më tha Haki Çako në zyrë për policët e inkriminuar

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj deklaron se ka shumë persona të tjerë brenda policisë të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas tij së shpejti do të dalin urdhër arreste të reja për drejtorë qarqesh.

“Po. Ka shumë persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë situatë. Ka presion nga ministri, opozita dhe ndërkombëtarët që të vazhdojnë me arrestime të tjera. Unë kam dijeni. Ajo që mund t’ju them është se janë disa drejtorë dhe ish-drejtorë që janë në hetim të cilët janë larguar në hetim dhe së shpejti do tu dalin emrat. Ka ish-drejtorë qarqesh të tjerë të përfshirë” – tha Demiraj.

Kliko per me shume info

I pyetur përse vijon ende të qëndrojë në detyrë drejtori i policisë së shtetit Haki Çako, ish-ministri thotë se ai uk përdor për të bllokuar punën e tij gjatë zgjedhjeve.

“Jam i vetmi që kam qenë në mbrojte të Çakos. Ajo që e mban zotin Çako në detyrë është një marrëveshje për të bllokuar ministrin teknik. Po e them për herë të parë. Kam pas një listë me persona për të larguar nga policia. Kam thirrur drejtorin e Përgjithshëm, por më kanë thënë: “Jo nuk i largojmë” – rrëfeu Demiraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.