Ish banori i “Big Brother 2” rrëfehet pas vdekjes së gazetares: Adela kishte shumë armiq në Tiranë

Prezantuesi i njohur Arjon Muça i cili ka qenë edhe banor në spektaklin e “Big Brother 2” së bashku me gazetaren Adelajda Xhamani, ka folur për ndarjen e parakohshme nga jeta të 31-vjeçares.

Në një intervistë për “Mirage”, Muça ka treguar se gazetarja e cila u nda nga jeta më 28 tetor, kishte shumë armiq në Tiranë.

Kliko per me shume info

Ish banori i Big Brother tregoi se shumë prej tyre pas lajmit të vdekjes, u shtirën sikur e kishin mikeshë.
“Adela kishte një karakter shumë të fortë. Pas Big Brother me Adelën nuk kemi pasur shumë shoqëri por kontakte po. Ajo dinte ta respektonte mikun, por edhe armikun sepse Adela ka pasur shumë armiq në Tiranë.
Dhe të them të vërtetën kur fillova të lexoja postimet më erdhi dhe për të qeshur, edhe për të qarë kur pashë sesa shumë njerëz shtrireshin sikur e kishin pasur mikeshë. Ndërkohë që Adelajdës i janë mbyllur pothuajse të gjitha dyert në fytyrë dhe vetëm me fuqitë e saj kishte arritur të ishte ajo që ishte”, u shpreh Arjoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.