Inxhinjeri denoncon ndërrimin e matësave: Keni numër fiktiv. UKT: Je debitor

Aktualitet

Nje inxhinjer ka replikuar publikisht me Ujesjellesin e Tiranes duke akuzuar kete kompani ne lidhje me procesin e kolaudimit te matesave te ujit.

Inxhinjeri denoncon se kete muaj ne hyrjen e pallatit te tij eshte vendosur njoftimi per kete gje, por shkresa ka daten e gushtit!!! Qytetari thekson se edhe numri i kontaktit i vendosur nga UKT i ka rezultuar fiktiv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjeter, UKT ka verifikuar ne sistem dhe ka konstatuar se denoncuesi eshte debitor.

A.B: Numri i publikuar eshte jashte sherbimit. Personalisht me kane vene te hyrja pallatit kete lajmerim fiktiv dhe ne nje liste tjeter emrin te shtunen ne darke qe mban daten 26 Gusht pra para me shume se dy muajsh se duhet te nderroj matesin i cili qenka kolauduar.

Matesi nuk eshte levizur nga vendi dhe askush nuk ka qene ne shtepi.Nuk me ka dhene askush raport kolaudimi qe ta kundershtoj. Testova matesin me nje bidon 30litra duke e derdhur 33 here dhe matesi eshte shkelqyeshem. A quhet abuzim dhe vjedhje kjo????Une u njoftokam fiktivisht dy muaj para se te kontrollohem?????Ing.A.Beqaraj 0682081...

Pergjigja e UKT:

Pershendetje!, numri yne i gjelber 08004488 eshte ne funksion gjate gjithe kohes, ju mund ta provoni serish ne cdo kohe. Verifikmi i ujematesit te cdo konsumatori eshte nje proces rutine i domosdoshem, koha kur kryhet ky verifikim eshte e percaktuar ne Kodin e Furnizimit me Uje.

Ky proces nuk kryhet nga UKT, por nga nje kompani e licensuar nga autoritetet publike, e cila ka per detyre kontrollin dhe certifikimin e cdo ujematesi qe kalon ne procesin e verifikim/kolaudimit.

Per ujematesin tuaj eshte kryer ky proces dhe ne inbox po ju dergoj formularin/procesverbalin e mbajtur nga kjo kompani. Pas verifikimit ujematesi juaj ka rezultuar Jashte Kushteve Teknike, keshtu qe ujesjellesi ju njofton per nderrimin e tij duke ju lene kohe ne dispozicion per tu pajisur vete me nje te tille nese deshironi, gjithnje te pajisur me nje certifikate kolaudimi.

Brena pak ditesh UKT do te procedoje me nderimin e ujematesit tuaj per t'ju pajisur me nje te ri brenda kushteve teknike. Pervec kesaj deshirojme t'ju kujtojme qe te paguani faturat tuaja te ujit duke qene se ne sistem rezultoni debitor, ju mund te konsultoni ne online.ukt.al faturen nese nuk e dispononi ate.

ME TE LEXUARAT