INSTAT/ Italia po “tkurret” gjithnjë e më shumë, 3 vitet e fundit lindjet kanë rënë me mbi 100 mijë

Mbi 12 mijë më pak lindje se më 2015 janë regjistruar vitin e kaluar në Itali, ose 473.438 fëmijë. Në harkun e tetë viteve (2008-2016) lindjet kanë rënë me mbi 100 mijë, sipas raportit të publikuar nga ISTAT, Instituti Italian i Statistikave.

Sipas raportit, rënia i atribuohet kryesisht lindjeve nga çifte prindërisht të dy italianë. Lindjet nga këto çifte zbresin në 373.075 më 2016 (mbi 107 mijë më pak se më 2015). Faktorët kryesorë janë dy: gratë italiane në moshë riprodhimi janë gjithmonë e më pak dhe demonstrojnë dispozicion në rënie për të pasur fëmijë.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti shfaqet me armë, zbulon pasionin e tij
Kliko per me shume info

Faza e reduktimit të lindshmërisë e shoqëruar me krizën karakterizohet nga një rënie sidomos të fëmijëve të parë, kaluar nga 283.922 më 2008 në 227.412 më 2016 (-20% krahasuar me -16% të fëmijëve të tjerë). Reduktimi i lindjeve të regjistruara nga 2008 i atribuohet tërësisht rënies të të lindurve brenda martese: më 2016 janë vetëm 331.681 (mbi 132 mijë më pak në vetëm 8 vjet). Ky reduktim i rëndësishëm pjesërisht vjen nga rënia e fortë e martesave që kanë prekur minimumin më 2014, kur pati vetëm 189.765 nozze (57 mijë më pak krahasuar me 2008).

LEXO EDHE:  Tiranë/19 vjeçarja merr paratë e prindëve dhe ia jep të dashurit

Nga 2015, martesat kanë filluar të rriten (+4.612 në krahasim me 2014 dhe tendenca vazhdoi edhe më 2016 2016 (+9 mijë).

Janë reduktuar edhe lindjet nga prindër të huaj. Nga viti 2012, ndonëse lehtësisht (-7 mijë), ka rënë numri i lindjeve nga çifte me të paktën një prind të huaj, baraz me pak më tepër se 100 mijë më 2016 (21,2% e totalit). Në mënyrë më të theksuar kanë rënë lindjet e fëmijëve nga çifte me të dy prindërit të huaj, që më 2016 zbritën për herë të parë nën 70 mijë.

LEXO EDHE:  Vranë 19-vjeçarin grek, zbulohet identiteti i një prej shqiptarëve

Nga çiftet e huaj, vendin e parë për lindje e zënë rumunët (15.417 më 2016), ndjekur nga marokenët (9.373), shqiptarët (7.798) e kinezët (4.602). Këto katër komunitetet përfaqësojnë 53,6% të totalit të lindjeve nga të huajt.

Raporti evidenton se numri i fëmijëve për grua në Itali është në rënie të vazhdueshme. Nga 2,5 fëmijë mesatarisht për gratë e lindura në fillim të viteve ’20 (menjëherë pas Luftës I Botërore), në 2 për gratë e brezit menjëherë pas L2B (vitet 1945-49), deri në nivelin 1,44 fëmijë për gratë e brezit 1976.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here