Infermierja jepte raporte mjekësore pa bërë asnjë vizitë, ndalohet nga policia

Aktualitet

Infermierja e denoncuar nga STOP, është ndaluar nga policia. Personi në fjalë pajiste me raport mjekësor pa kryer vizitat.

Policia ka njoftuar se:

Më datë 01.11.2017, u ndalua shtetësia E.G, vjeç 50, banuese në Tiranë, kryeinfermiere në Qendrën Shëndetësore Vorë, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, u ka marrë një shumë lekësh dy shtetasve, për t’i pajisur me raport mjekësor për leje drejtimi, pa iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Neni 259 i Kodit Penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja:

Kamera e fshehtë e “STOP” tregon sesi merret me para në dorë raporti mjekësor, që provon aftësinë e shqisave, syve e veshëve, për të marrë një patentë për drejtim automjeti.

Një qytetare drejtohet në poliklinikën e Vorës dhe pasi paguan pajiset me raport, edhe pse nuk kryen asnjë vizitë, madje nuk ka asnjë autorizim nga mjeku i familjes. Pas saj, një tjetër qytetar kryen të njëjtën procedurë, duke paguar 50 mijë lekë të vjetra, nga 40 mijë, që kushtojnë vizitat normalisht.

E pas sigurimit të raportit, “STOP” testoi edhe sistemin e marrjes së patentës.

Me 200 mijë lekë të vjetra, nuk ke nevojë të hysh në praktikë dhe patenta vjen vetë tek qytetari, pasi siç thotë instruktori i “Berti-al”: Po nuk eci goja, do eci leku.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP”, fillimisht ka shkuar te poliklinika e Vorës. Qytetarja i tregon kryeinfermieres që ishte e interesuar për patentë. Pavarësisht se nuk ishte e lagjes, kryeinfermierja e “rregullon” këtë punë, përkundrejt një pagese prej 40 mijë lekësh.

Kryeinfermierja: Për patentë?

Qytetarja: Po.

Kryeinfermierja: Ku banoni?

Qytetarja: Këtu afër komunës, jam më qera, sa kam ardhur.

Kryeinfermierja: Kë ke mjek familje?

Qytetarja: S’e di. S’jam regjistruar asnjëherë.

Kryeinfermierja: Se si rregull, ty moj zemër, të bie të shkosh në… tek mjeku i familjes.

Qytetarja: E di.

Kryeinfermierja: Një herë këto që vijnë kështu.

Qytetarja: Po t’i lë njëherë këto ty, të të lë edhe një numër telefoni dhe po munde mirë, po s’munde…

Kryeinfermierja: Dy foto më duhen. E di ti që është me pagesë kjo.

Qytetarja: Po po! Nuk prish punë.

Kryeinfermierja: Edhe për sytë, edhe për veshët.

Qytetarja: Po e di që s’jam e lagjes. Nuk prish punë, vetëm të më ndihmosh, që të mbaroj punë dhe të çoj letrat, të regjistrohem.

Qytetarja: Po sa shkojnë, që ta di?

Kryeinfermierja: Tani, formulari bën 10 mijë lekë. E ke informacionin, ke dhe vizitat e syve ke dhe të veshëve, që i ke dhe ato më pagesë. I ke nga pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Kryeinfermierja: Do shkosh vetë në Tiranë?

Qytetarja: Jo, jo! Nuk kam kohë.

Kryeinfermierja: Mirë. Mos shko fare ti te mjeku se ta çoj unë. Lëre! Mos ashtu se ta çoj unë.

Kryeinfermierja: Mos fol me njeri! Vetëm me mua!

Qytetarja: Jo, jo!

Kryeinfermierja ia siguron raportin qytetares.

Por pas shumë denoncimeve në redaksinë e emisionit “STOP”, se kryeinfermierja siguronte vazhdimisht raporte në këtë mënyrë u dërgua edhe një herë tjetër një kamerë e fshehtë për të kuptuar nëse ajo do të vepronte po njësoj.

Qytetari pyet një punonjës të poliklinikës se ku mund ta gjente një të tillë. Ai e drejton për te kryeinfermierja.

Qytetari: Më duhet një raport për patentë, mjeko-ligjor.

Kryeinfermierja: Më jep kartën e identitetit!

Kryeinfermierja e siguron qytetarin se do ta rregullojë, pavarësisht se ai nuk ka letër nga mjeku i familjes.

Kryeinfermierja: Dy foto… dhe ne mbase nuk njihemi…aaa…?

Qytetari: Më duhet raporti. Kaq!

Kryeinfermierja: Vetëm kaq!

Qytetari: Ta bëj dhe pagesën e kësaj?

Kryeinfermierja: Po bëje dhe pagesën. Dhe nesër në mëngjes shihemi! Përveçse me mua nuk do flasësh me njeri!

Kryeinfermierja tregohet e gatshme për të rregulluar raportin për qytetarin.

Kryeinfermierja: Vetëm se unë të shoh si çun i omël, çun i mirë dhe pa fjalë dhe me të mbaru punë.

Të dy kamerat e fshehta e vërtetuan se kryeinfermierja në poliklinikën e Vorës jepte në mënyrë të vazhdueshme raporte për patentë.

Pas sigurimit të raporteve kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shkoi për të testuar sistemin e marrjes se patentave.

Instruktori i provimit të praktikës tregon që personi që po testohet në makinë ka paguar për të marrë provimin e teorisë.

Instruktori: 200 mijë (të vjetra) ka dhënë xxx për teorinë!

Qytetarja: 200?

Instruktori: Po!

Qytetarja: Po kjo s’bëri asgjë?

Instruktori: Atje hy si zotni masanaj, me kollare. Bëhen më përpara ato. Çohen me emra ato, tak-tak.

Instruktori merr përsipër që me 100 mijë lekë të vjetra merret provimi.

Instruktori: Po nuk eci goja, do eci leku.

Qytetarja: T’i kam bo 50-çe, se kështu mi nxorri banka.

Instruktori: Jo, rrofsh.

Instruktori i “Berti-al” siguron që praktika do merret pa u futur në provim. Sipas tij nuk ka kuptim të futesh në provim kur ke paguar para.

 

ME TE LEXUARAT