Lidhja me dy vrasjet e bujshme? Familjarët e të riut që humbi këmbët në atentat: Ku dyshojmë

Pas hetimeve dhe dyshimeve për lidhje të mundshme të atentatit që iu bë të riut nga Vlora, teksa iu vendos eksploziv në makinë me dy vrasjet e bujshme në Vlorë dhe Durrës, ku viktimat ishin kushërinj të tij, vjen reagimi i familjarëve.

Familjarët e Inez Hajrulla, të riut që ndodhet në reanimacionin e Vlorës, tregojnë se me “të afërmit që u vranë nuk kontaktonim prej vitesh”, raporton ‘Panorama’.

Kliko per me shume info

Sipas tyre, Inez nuk ka pasur asnjë konflikt në Durrës. “Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në dëshmitë që kemi bërë në polici”- thonë familjarët.

“Nuk ka lidhje me dy ngjarjet per te cilat flitet. Djali levizte lirshem ne Durres dhe cdo qytet tjeter. Me familjen e Renato Omerit qe u vra ne korrik ne Lungomare nuk flisnim prej kohesh”- kane thene familjaret ne deshmine qe kane dhene ne polici.

Ata shtojne se per dyshimet qe kane kane treguar ne polici. “Dyshimet jane per ne Vlore por nuk mund te themi per cfare”- kane thene ata.

Sipas tyre, “shperthimi nuk ka lidhje me dy ngjarjet e tjera, me vrasjen e Renato Omerit ne korrik ne Vlore dhe vrasjen e Endri Caushaj para dy vitesh ne Durres”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here