Industria e modës në zi, ndërron jetë stilisti i famshëm

Bota

Stilisti i njohur Azzedine Alaia ka ndërruar jetë në Paris në moshën 77-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka lindur në Tunis më 26 shkurt të vitit 1940 dhe gjatë kohës që ishte student për skulpturë, braktisi shkollën për dedikimin ndaj revistës Vogue.

“Kur e kuptova që nuk mund të isha një skulptor, ndryshova drejtim, ndoqa modën”, u shpreh stilisti në atë kohë, shkruan revista Vogue, raporton neësbomb.al.

Në vitin 1957 ai filloi punë tek Christian Dior dhe më pas tek Guy Laroche ku kaloi dy sezone me rradhë, duke kaluar më vone tek Thierry Mugler, të gjitha firma të famshme në industrinë e modës.

Ai prodhoi koleksionin e parë me emrin e tij në vitin 1980.

Shumë figura të njohura janë prekur nga vdekja e tij, njëra prej tyre është këngëtarja e famshme botërore Rihanna, e cila ka postuar dhe një foto me stilistin e ndjerë.

o-NAOMI-CAMPBELL-900.jpg3072.jpgazzedine-alaia-death.jpg

ME TE LEXUARAT