Incident në Hagë/ “Mlladic është hero”, serbi dhe e moshuara “dyluftim” për flamurin e Serbisë (Video)

Një incident ka ndodhur sot jashtë Gjykatës së Hagës, ndërsa brenda jepej dënimi për kriminelin e luftës në Bosnjë, Ratko Mlladiç.

Një shtetas serb ka bërtitur “Ratko Mladic është hero” dhe ka shpalosur flamurin e Serbisë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i një gruaje nga Bosnja. Bakira Haseçiç, kryetare e shoqatës “Gra-viktima të luftës”, shoqatë civile nga Bosnjë dhe Hercegovina tenton t’i marrë flamurin dhe t’ia grisë.

Kliko per me shume info

Videoja është filmuar nga të gjitha mediat, ndërsa serbi dhe e moshuara zhvillojnë një ‘dyluftim’ për flamurin e Serbisë. Më pas ka ndërhyrë policia lokale duke qetësuar situatën.

Tribunali i Hgës, ka dënuar sot me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç 74-vjec.

74-vjeçari është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Mlladic akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. (balkanweb)

INCIDENT NË HAGË

INCIDENT NË HAGË/ Serbi provokon me flamurin serb dhe thotë se Ratko Mladiq është hero…Bakira Haseçiq, kryetare e shoqatës "Gruaja-viktimë e luftës" tenton t`ia marr flamurin…Intervenon edhe policia…

Posted by Tetova News on Mittwoch, 22. November 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.