Provokimi i imamit: Mos e festoni Ditën e Pavarësisë, është haram!

Imami Arman Ali, i njohur për qëndrimet e tij jo rralle herë radikale, u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë të mos e festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë.
Në një shenim të gjatë të bërë në Facebook, ai thotë se ajo është “haram” dhe myslimanët as nuk duhet të urojnë njëri-tjetrin këtë ditë.

“Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te urojë për to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal-Allahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje” – shkruan Ali.

Kliko per me shume info

“Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët” – shkruan me tej imami.

Ai thotë se te muslimanët janë vetëm dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Ai thotë se është eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai.

2 COMMENTS

  1. POI KUJTOJE IMAM ARMAN ALISE,MOS E KANE GABIM 22 VENDET ARABE QE FESTOJNE ,DITEN E PAMVARSISE! KAM PASUR FATIN QE NE SHUME VEVDE ARABE TE JEM PREZENT NE VENDET ETYRE APO NE AMBASADAT E TYRE NE TIRANE!EDHE MBRETERIA SAUDITE BENE NJE QE TE TILLE ME SHUM E MADHESTI DUKE FTUAR DHE SHUME IMAM TE GJITHE TROJEVE SHQIPTARE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.