Ilir Meta flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia

Kliko per me shume info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është shumë me rëndësi që të qartësohet përfundimisht orientimi i Serbisë, drejt Bashkimit Evropian apo në drejtim të Rusisë.

“Orientimi Serbisë duket se është drejt BE. Ka një përpjekje dhe insistim për të ecur drejt BE dhe kjo do të thotë një qasje evropiane me fqinjët edhe Kosovën”, ka thënë Meta, njofton Klan Kosova.

Kliko per me shume info

Meta ka thënë se nuk pret që Serbia të njohë Kosovën, para Greqisë, Rumanisë dhe vende tjera të BE-së që ende nuk e kanë bërë njohjen. Por sipas tij ka diçka që çon në njohjen e shtetësisë së Kosovës edhe nga vet Serbia.

“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë më Kosovën çon në këtë njohje. Normalizimi çon në zgjidhjen e problemeve konkrete. Për shembull për qytetarët e Medvegjës, normalizimi i marrëdhënieve do të ishte shumë pozitive. Normalizimi i marrëdhënieve do të ishte frymëmarrje për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Meta.

Ai ka thënë se duhet koordinim më i mirë i qëndrimeve të brendshme për vendimet që duhet marrë, ku duhet një shumicë.

“Nuk mendoj që është pengesë e pakapërcyeshme, do të kërkojë kohën e saj. Unë e vë theksin të progresi i brendshëm. Progres i bashkëjetesës me serbët në Kosovë por varet shumë edhe nga progresi i dialogut me Serbinë, çka do të ndikonte që pesë shtete e Be-së ta njohin Kosovën në të ardhmen”, ka deklaruar Meta ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.