Gazetari tregon bisedën me Sokol Olldashin një ditë para aksidentit tragjik

Kliko per me shume info

Gazetari Ilir Kadia, nje nga miqte e Sokol Olldashit, përkujton takimin e fundit me ish-deputetin demokrat vetem nje dite para se ai të humbte jetën në një aksident në datë 20 nëntor të vitit 2013.

Postimi i plotë i Ilir Kadisë:
Sokol Olldashi.
Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti “.

Kliko per me shume info

Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë.

Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef. Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë.

Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava!
Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur.

E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!
E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.