Ambasadorja tregon rrugën ligjore që duhet të ndjekë çdo person që do të punësohet në Gjermani

Shqiptarët që shkojnë për azil në Gjermani kanë shanse thuajse zero për të përfituar. Ka një rrugë ligjore përmes së cilës çdo person mund të shkojë në Gjermani e të integrohet atje. Sigurimi i një kontrate pune dhe marrja e një vize në Ambasadën Gjermanë në Tiranë është e vetmja rrugë që duhet të ndjekin shqiptarët që të emigruar në Gjermani.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” u sugjeron shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre, por për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e saj, Schütz tregon rrugën ligjore që mund të ndjekin.

Kliko per me shume info

Vazhdon të ketë shumë shqiptarë, të cilët po shkojnë në Gjermani dhe aplikojnë atje për statusin e azilantit, megjithëse nuk ka asnjë lloj arsyeje për ta bërë këtë, sepse Shqipëria është vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe si e tillë, këtu për fat të mirë nuk ka përndjekje apo arsye, të cilat do të mundësonin dhënien e statusit të azilantit. Ne rekomandojmë që të gjithë shtetasit shqiptarë të ndjekin për këtë qëllim rrugët ligjore që ofrohen. Duke pasur një kontratë të rregullt pune, ata mund të shkojnë dhe të punësohen në Gjermani për t’u integruar ashtu si ju thatë, në shoqërinë gjermane. Informacioni për këtë mund të merret në qendrën e DIMAK-ut, e cila është një qendër informimi për çështje të migracionit dhe karrierës në Tiranë dhe në rast se shqiptarët paraqesin një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës gjerman, e cila duhet të përmbushe disa kushte, kryesisht kushtin e pagës, mund të paraqiten pranë Ambasadës Gjermane dhe të aplikojnë për një vizë punësimi për të shkuar më pas në Gjermani dhe të punësohen atje. Dëshiroj të plotësoj gjithashtu se ne mbështetin qeverinë shqiptare për të bërë të mundur që të krijohen vende pune për shqiptarët këtu dhe të ketë një zhvillim ekonomik të vendit, i cili të mundësojë qëndrimin e tyre këtu, pikërisht në mënyrë që ata të shfrytëzojnë aftësitë e tyre në vendin e tyre. Ndaj kemi përzgjedhur për këtë udhëtim moton “Dilja në Shqipëri”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here