Identifikohet kufoma e gjendur në Korçë

Trupi i pajetë i një njeriu i djegur plotësisht është gjetur në një banesë të pabanuar që është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Korçë. Grupi hetimor e ka identifikuar si Ilirjan Qyrani.

Sipas banorëve dyshohet që viktima mund të ketë qenë një endacak i cili vërtitej në zonë dhe konsumonte pije alkoolike. Shtëpia ka qenë e pabanuar dhe mendohet se ai mund tëe këtë hyre brenda saj në gjendje të dehur dhe të ketë ndezur zjarr çka ka bërë që banesa të përfshihet nga flakët. Policia ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

LEXO EDHE:  Vrasin me thikë 19-vjeçarin grek, policia shpall në kërkim 3 shqiptarët
Kliko per me shume info

Informacion paraprak.

Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambientet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here