Identifikohet helmi që piu kroati i dënuar për krime lufte në Hagë

Bota

Analizat paraprake vërtetojnë se në shishen e vogël nga e cila piu i dënuari për krime lufte, Sllobodan Pralak, në sallën e Gjykatës së Hagës, kishte një substancë kimike (kimikate) vdekjeprurëse, thanë prokurorët holandezë.

Megjithatë ata kanë deklaruar, po ashtu, se së shpejti do të kryhet edhe autopsia, ndërkohë që kanë konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj autoriteteve të burgut për të zbukluar sesi kishte hyrë në burg shishja me helmin vdekjeprurës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sllobodan Pralak tronditi Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY), kur më 29 nëntor piu një lëng (helm) nga një shishe e vogël pak çaste pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin prej 20 vjet burgim. Ai vdiq në spital pasi u transportua pas ndërmarrjes së aktit të paprecedent.

Pralak ishte dënuar fillimisht në vitin 2013 për krime lufte në Mostar të Bosnjes gjatë periudhës së luftës me Serbinë.

Gjykata e Hagës ka konfirmuar të mërkurën dënimin për Pralakun dhe pesë kroatë të tjerë të Bosnjës, kurse javën e kaluarka dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës.

ME TE LEXUARAT