Ia vodhën para 11 vitesh, gjenden ditarët dhe syzet e John Lennon

Gjërat personale të John Lennon, të cilat besohet se i janë vjedhur 11 vjet më parë bashkëshortes së tij, Yoko Ono, janë gjetur në Gjermani.

Midis tyre është gjetur edhe ditari i tij personal dhe syzet me kornizë të veçantë.

Kliko per me shume info

Policia në Berlin ka arrestuar të hënën një burrë i cili është akuzuar për vjedhjen e 100 gjërave që përkisnin këngëtarit të famshëm Lennon, në mesin e këtyre gjërave është i përfshirë edhe një ditar në të cilin Lennon kishte shkruar deri në ditën kur u qëllua dhe u vra në Neë York më 8 dhjetor 1980, sipas Associated Press.

Ndër të tjera, ndër gjërat e vjedhura ishin edhe ditarë, letra, kartolina, foto, e syze të Lennon. Sipas botimit gjerman Spiegel Online, shtëpia e ankandit kishte pranuar këto gjëra me dërgesë, por nuk i ka shitur ato, sepse nuk ishte e bindur se ato ishin fituar ligjërisht.

Prokurorët dhe oficerët e policisë më pas kishin shkuar në qytetin e Nju Jorkut për të verifikuar autenticitetin e gjërave nga e veja e Lennon, Yoko Ono.

“Ajo ndihej shumë e emocionuar dhe ne e pamë rëndësinë që kanë këto gjëra për të dhe se sa e lumtur do të ishte që ato t’i ktheheshin përsëri”, ka thënë prokurorja Susann Wettley.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.