I vranë prindërit, djali i muzikantit rrëfen për herë të parë me lot në sy

Pak jave me pare nje vrasje tronditi qytetin e Gjirokastres, ku Apostol Kosta 72 vjeç, vrau me armë dy bashkëshortët, Afërdita 48 vjeçe dhe Aleko Kosta 64 vjeç. Ky i fundit ishte njëkohësisht edhe djali i xhaxhit te autorit.

Gjithçka ndodhi për një shkallë dhe një copë muri prej katër metrash.

Kliko per me shume info

Por, dhimbjen më të madhe e ka djali i Afërditës, Hari 19 vjeç, i cili vazhdon të jetë i traumatizuar, edhe pse me një dëshirë shpresëdhënëse për të ecur para.

Studenti në vitin e dytë për infermieri në Universitetin e Gjirokastrës, për herë të parë rrëfen për Dritare, çfarë ndodhi mëngjesin fatal të mërkurës.

Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Kur ishte ende 6 vjeç, prindërit e tij divorcohen dhe babai largohet për në Greqi, e krijon një familje të re.

“Mbaj mend që në fillim e përjetova keq, por duke qenë se isha shumë i vogël, nuk kuptoja shumë se çka po ndodhte. Me kalimin e kohës fillova ta ndjeja mungesën e babait, por unë isha me fat. Pasi mamaja ime, ishte vetë burrë e vetë grua dhe ajo më dha dyfish dashuri. Ajo ishte një heroinë, e unë asnjëherë nuk jam ndjerë i vetmuar.

Babai pasi u divorcua nga mamaja, emigroi në Greqi, atje u njoh me një grua tjetër dhe krijoi një familje të re. Së fundmi ai ka ikur në Kanada dhe jeton atje. Unë nuk kisha shumë kontakte me tim atë, ai vinte e shumta 3 herë në vit. Kur isha 12 vjeç, fillova të flisja më tepër me të, nëpërmjet Facebook-ut,”-rrëfen Hari për Dritare.

Por, vite më pas, nuk do të ishte më vetëm Hari dhe Afërdita. Në jetën e tyre hyri edhe Aleko, për të cilin Hari thotë se i mësoi se çfarë do të thoshte të rriteshe me një figurë mashkullore në shtëpi.

“Kur unë isha në klasë të nëntë, mamaja ime nisi një lidhje të re, e cila zgjati rreth 6 vjet. Ajo u njoh me Alekon gjatë festës së 7 Marsit dhe të dy e donin shumë njeri-tjetrin. Aleko kishte një martesë prej 35 vitesh me një grua, por kur u njoh me mamanë time, ishte në proces divorci.

Në fillim, për mua ishte pak e çuditshme, por ai më pranoi si të isha fëmija i vetë. Për mua ai nuk ishte njerk, përkundrazi Aleko ishte si një baba. Që prej vitit 2012, ne jetonim të tre tek shtëpia e tij. Gjatë asaj kohe, edhe unë fillova të mësohesha me një figurë mashkullore në shtëpi. Më ka mësuar kaq shumë gjëra për jetën dhe mënyrën si unë duhet t’i shoh gjërat,”-thotë Hari me një zë gati të mekur. Dhe në mendje i vijnë kujtimet e asaj dite të tmerrshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here