I vdiq vajza në lule të rinisë, aktori i njohur dedikim prekës: A këputet peni moj e mira ime…

Ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare vajza e aktorit të njohur kosovar Çun Lajçi, Bubulina Lajçi.

Kliko per me shume info

Ajo është gjetur e pajetë ditën e sotme në lagjen “Dardania” të Prishtinës, dhe policia dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës së drogës.

I ati i Bubulinës, aktori njohur nga Rugova, Çun Lajçi, ka reaguar për herë të fundit në rrjetet sociale përmes disa vargjesh prekëse:

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here