Kapet “i tmerrshmi i Burrelit”, vendosi eksploziv në banesën e kryetarit të Bashkisë

Policia e Matit arreston 37 vjeçarin nga Burreli te dyshuar si autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet

Burimet zyrtare thane se efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.

LEXO EDHE:  Lirohen 11 kuksianët e arrestuar për protestën e Rrugës së Kombit
Kliko per me shume info

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

LEXO EDHE:  U shkarkua nga vettingu, prokurorja: Kam qenë pro vettingut, jam përballur me vrasës

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

LEXO EDHE:  Plagosja me armë zjarri e 26 vjeçarit në Laç

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here