I shoqi i vrau vëllain dhe i plagosi prindërit në Tiranë, tregon ngjarjen pedagogia Elena Kocaqi

Aktualitet

Një ngjarje tragjike tronditi mbarë opinionin publik 23 dhjetorin e vitit 2016, ku Marjan Levanti, bashkëshorti i pedagoges dhe historianes Elena Kocaqi, vrau vëllain e kësaj të fundit dhe plagosi me thikë dy prindërit e saj në banesën e tyre.

Që nga ajo ditë historiania nuk është shfaqur më në ekranet shqiptare, por pas kaq kohësh ajo ka vendosur që të marrë pjesë në një nga emisionet e mbrëmjes “Oktapod” me moderator Turjan Hyskën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në studio ajo nuk ka folur fare rreth ngjarjes së rëndë, por ka provomuar librin e saj më të fundit “Zhdukja e shqiptarëve nga trojet e tyre në shekujt XIX-XX”.

Historiania gjatë intervistës së saj ka thënë se ky është një nga librat më profesional të saj dhe ky libër ka shërbyer vetëm për të thënë të vërteta.

“Në libra jam kritike ndaj politikës, në momentin që do vendin tënd duhet të thuash të vërtetën, nuk duhet të mashtrosh. Nëse mbajme rezerva se çfarë do thonë, atëherë kjo nuk shërben për gjë. Studiuesit gjermanikë kanë qenë nga më kritikët. Është libri më profesional, nga më profesionalët që unë kam”, është shprehur historiania gjatë intervistës.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Unazës së Re në kryeqytet dhe në atë kohë Marjan Levanti nuk jetonte më me bashkëshorten dhe dy fëmijët 3 dhe 7 vjeç, për shkak të mosmarrëveshjeve.

Atë ditë, me 23 dhjetor 2016, Levanti ka shkuar në banesën ku historiania jetonte me prindërit dhe është fshehur poshtë krevatit me qëllim për ta takuar atë por ajo ka thirrur prindërit dhe vëllain që t’i vinin në ndihmë.

Pas kësaj ka nisur sherri mes tyre edhe bashkëshorti i historianes Kocaqi në gjaknxehtësi e sipër ka goditur vëllain e saj Altin Kocaqi duke i shkaktuar atij vdekjen dhe ka plagosur dy prindërit e saj.

Më pas autori ka rënë në prangat e policisë rreth një orë pas ngjarjes.

ME TE LEXUARAT