I riu shqiptar “ngre në këmbë” policinë skoceze, arratiset nga qendra e emigrantëve

Një i ri shqiptar është arratisur nga qendra e emigrantëve në South Lanarkshire në Skoci duke ngritur në alarm policinë skoceze.

Sipas raportimit të mediave vendase 25-vjeçari Guxim Imeri, është zhdukur në orët e vona të së hënës nga qendra Dungavel ndërsa oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Kliko per me shume info

Oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.
Ndërkaq autoritetet kanë bërë një përshkrim fizik të shqiptarit, duke u bërë thirrje qytetarëve britanikë të ndihmojnë në kapjen e tij.

“Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imerio, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë në gjetjen e tij”, thuhet në apelin e bërë.
Dyshohet se ai mund të fshihet në zonën e Mançesterit.

 

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here