I kërkoi divorcin, burri plagos me armë gruan dhe vret veten

Soft

Një burrë gjuajti gruan e tij në gjoks përpara se ta kthente armën tek vetja, vetëm pak ditë pasi hynë në shtëpinë e tyre të re, tha policia e Teksasit.

Autoritetet morën një telefonatë nga 26-vjeçarja Rachel Butler duke thënë se burri i saj Jason Butler e kishte qëlluar atë në shtëpinë e tyre të Montgomery County.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur arriti në vendngjarje, policia gjeti znj. Butler që vuante nga një plagë me armë zjarri në gjoks dhe burrin 39-vjeçar Jason Butler me një plagë me armë zjarri në kokë.

Nëna 26-vjeçare u dëergua me nxitim në Spitalin Rajonal Conroe në kushte kritike, ndërsa Jason Butler u shpall i vdekur në vendngjarje.

Të dhënat e gjykatës bëjnë me dije se vrasja në tentativë ka ndodhur pasi znj. Butler paraqiti procedurat e divorcit kundër bashkëshortit të saj.

Zonja Butler u tha hetuesve se çifti filloi të debatojë në makinë, gjatë rrugës për në shtëpi, teksa ktheheshin nga një takim me shokët e shkollës së mesme të burrit të saj.

ME TE LEXUARAT