I dyshuar për akte terroriste në ndeshjen Shqipëri – Izrael, lirohet Ergysi

Ergys Faslia i cili u arrestua​ pasi dyshohej si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte terrorizte në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael, u lirua ditën e sotme. Faslia, nga hetimet rezultoi si kreu i grupit, por ai e mohoi përfshirjen si xhihadist e terrorist.

Ergys Faslia, i cili u arrestua pasi dyshohej si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte terrorizte në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael, u lirua ditën e sotme, raporton shqiptarja.com. Faslia, nga hetimet rezultoi si kreu i grupit, por ai e mohoi përfshirjen si xhihadist e terrorist.Ai u lirua para pak minutash nga Gykata e Krimeve te Rënda pasi i mbaruan afatet e paraburgimit. Ndaj Faslias Gjyjata caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi.”

Kliko per me shume info

Faslia së bashku me tre persona të tjerë u arrestuar në Shkodër, si të lidhur me organizatën terroriste ISIS dhe militantë të saj me origjinë shqiptare dhe Kosovare, dyshohet se po planifikonin një sulm me armë kundër kombëtares izraelite. Skuadra e futbollit të Izraelit, pritet që në datën 12 nëntor të zhvillojë në stadiumin e Shkodrës në “Loro Boriçi” ndeshjen e futbollit me Shqipërinë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.