I dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Bushtricës, identifikohet adoleshenti në Librazhd

Aktualitet

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi rreth një orë më parë në qytetin e Librazhdit ku një i ri i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Bushtricës.

Kështu është bërë i mundur identifikimi i viktimës: ai është i riu me iniciale F.F., vjeç 18, banues në fshatin Qukës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga inspektimiet e kryera nga grupi hetimor që është gjendur në vendngjarje mësohet se tek i riu nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë kujtojmë se prindërit e 18-vjeçarit kanë pohuar se kohët e fundit djali ishte mbyllur në vetëvete dhe nuk dihet arsyeja e kësaj sjelljeje.

 

ME TE LEXUARAT