Vrau e varrosi në oborr të bijën, ja kush është i dënuari që vdiq në QSUT

Brahim Facaj është emri i 74-vjeçari të dënuar për vrasje, i cili ndërroi jetë për shkaqe natyrale ditën e sotme në spitalin e QSUT-së.

Emri i Facajt ishte mjaft i njohur pasi në vitin 2006 tronditi opinionin publik, ku u akuzua e më pas u dënua për vrasjen e vajzës së tij.

Kliko per me shume info

Së bashku me bashkëshorten e njerkën e vajzës, të quajtur Nurije, në vitin 1996 vranë 20 vjeçaren Afërdita pas kthimit të saj nga Italia dhe e varrosën vetëm disa metra larg nga shtëpia e tyre.

Ngjarja u zbardh 10 vite pas krimit, në vitin 2006. Brahim e Nurije Facaj u akuzuan për “Vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të krimit”, ku Gjykata vendosi 25 vite burg për babanë e viktimës dhe 15 vite për njerkën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.