I dehuri përplas automjetin në aksin Fier-Vlorë, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas njoftimit të Policisë janë përplasur dy automjete, njëri i tipit “Renault” me targë AA6910J dhe tjetri me targa AA459SP.

Kliko per me shume info

Mësohet se emrat e tyre janë: A. D. 28-vjeç, E. Z, 40-vjeç dhe një fëmijë 3-vjeçar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar shtetasin Besnik Alliaj si shkaktar të aksidentit, i cili ishte nën efektin e alkolit në momentin e drejtimit të mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here