Video, si u arrestua i dashuri i Viola Spiros, bos droge në Itali

Aktualitet

Një operacion i madh antidrogë i kryer pak ditë më parë nga policia italiane dhe ajo holandeze ka çuar në pranga disa persona, mes të cilëve edhe shqiptarë. Organizata kriminale trafikonte drogë nga Holanda në Itali, ndërsa ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje është shqiptari i arrestuar.

Bëhet fjalë për të dashurin e gazetares shqiptare, Viola Spiro, Valentin Selaj. Gazeta italiane në versionin print ‘La Nazione’ ka publikuar emrin dhe foton e shqiptarit Selaj, së bashku me të dashurën seksi, Viola Spiro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në versionin online, gazeta nuk jep shumë detaje, por në shkrimin në print thekson se Valentin Selaj kishte rol të rëndësishëm në grup, pasi ishte pikërisht kreu i bandës, pra personi që sillte kokainë nga Amerika në Firenze përmes Holandës.

Operacioni u zhvillua më 17 nëntor në Firenze, Amsterdam dhe Roterdam, ku u arrestuan shtatë persona, 6 prej të cilëve shqiptarë dhe një polake, të cilët akuzohen si përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge.

ME TE LEXUARAT