Rrënqethëse/ I ati merr dënim ekstrem, shpërthen në lot i biri i mitur: Të prita të lirë, ata të mbyllën përjetë

Kosovë&Rajon

Gjykata Penale dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës.

7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky vendim ka prekur zemrat e familjarëve të të dënuarve, aq sa në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e një fëmije, i cili pasi mësoi për dënimin e përjetshëm të babait të tij ka përcjellë një mesazh prekës.

“Unë të prita të Lirë sot Babi, po ata të mbyllin Përjetshëm…”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotoje.

Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

ME TE LEXUARAT