Hysenbelliu zgjedh Anxhelinën ndër ish-et, ja arsyeja

Kliko per me shume info

Lidhja e Anxhelina Hadergjonaj me Fatmir Hysenbelliun ishte ndër më të diskutuarat, edhe pse, si çdo personazh tjetër publik, çifti u munduan të tregoheshin të rezervuar mbi marrëdhënien e tyre.

Megjithatë, fotot së bashku, si dhe shfaqja nën shoqërinë e njëri-tjetrit në evente të ndryshme ‘tradhëtonin’ mohimet që ata mund të bënin mbi romancën e asokohe.

Kliko per me shume info

Por, sot gjithçka ka përfunduar, ndërsa të dy shijojnë jetën personale veçmazi në vendet përkatëse.

E ftuar para disa kohësh në ‘Xing me Ermalin’, Anxhelina nuk i shpëtoi pyetjes se ç’kishte ndodhur mes saj dhe Hysenbelliut. Këngëtarja shpjegoi se largësia kishte qenë shkaku i ndarjes, pasi angazhimi i saj në Amerikë dhe qendresa e Fatmirit kryesisht në Tiranë nuk kishte qenë aspak ndihmesë për lidhjen e tyre.

Nga ana tjetër, përgjatë gjithë kësaj kohe, Oni është përfolur për romanca nga më të ndryshmet, ku përfshihet dhe ajo me Pamela Anderson.

Në një intervistë të shkurtër për ‘Prive’, Hysenbelliu është pyetur se cilën prej ish-eve veçon më shumë. Përgjigja ka qenë Anxhelina, por arsyeja nuk vjen me ndonjë notë romanticiteti.

“Ka qenë më e gjata”, ka thënë Oni, ndërsa duket se nuk ka shtuar shumë në këtë drejtim. Epo, ka edhe kështu, apo jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.