Hygerta Sako: S’kam asgjë personale me Stresin, jam thjesht “viktimë”

Një deklaratë e moderatores se njohur Hygerta Sako në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ka bërë xhiron në mediat shqiptare.

Moderatorja teksa jepte mendimin për disa personazhe të njohur të artit, për njërin prej tyre, Stresin, u shpreh se “nuk e kam dëgjuar kurrë. Këndon rep kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë. Domethënë të më “përdhunohet” veshi nga një muzikë e tillë. Nuk e dëgjoj.”

Kliko per me shume info

Një deklaratë e tillë në media është përcjell si një farë “sulmi” ndaj personazhit në fjalë por në të vërtetë moderatorja e ka patur për muzikën rep në përgjithësi, jo për reperin.

Në një prononcim për “Blitz”, Hygerta ka sqaruar njëherë e mirë thelbin e përgjigjes në intervistën për “Thumb” e madje ka kritikuar portalet që i interpretojnë në një tjetër mënyrë fjalët e saj thjesht për disa klikime.

“Është e disata herë që portale të ndryshme, pa pikë profesionalizmi, vetëm për disa klikime, marrin fjali të intervistave të mia dhe i interpretojnë si të duan duke krijuar tituj bombastikë dhe për të bërë “lajme”. E fundit është abuzimi që është bërë në lidhje me deklaratën time për Stresin. Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të degjoje intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejten time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e ketyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj. Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!”,- shprehet Hygerta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here