Humbja me Laçin, Partizani në “depresion”, heshtje dhe fytyra të ngrysura

Kliko per me shume info

Rikthimi i entuziazmit tek Partizani duhet të presë edhe disa javë. Fytyra të ngrysura dhe sigurisht heshtje, askush nuk pranon të flasë. Nën zë të pranojnë se humbja ndaj Laçit i tha të gjitha. Përballë trajnerit Starova, titullarët nuk kanë asgjë për të thënë. Tekniku u ka mbajtur një fjalim të gjatë, teksa disa prej tyre nuk mund as ta shihnin në sy.

Analizës së trajnerit Starova i është bashkuar edhe drejtori teknik Antonello Preiti. Edhe italiani mesa duket kishte për të thënë pjesën e tij.

Kliko per me shume info

Më pas të kuqtë i janë nënshtruar stërvitjes që nuk e kishte intensitetin e zakonshëm. Titullarët janë stërvitur veçmas, ndërsa me rezervat mori pjesë edhe Edgar Cani, edhe pse vazhdon ta mbajë të fashuar gjurin.

Dy ndeshjet e radhës janë shumë të vështira për Partizanin. Ndaj Kukësit dhe Skënderbeut të kuqtë duhet të shfaqin të paktën lojë të mirë. Sa për rezultat, kjo do t’i mbetet fushës.

Java e 10 e Superligës prodhoi dy barazime për kryesueset e renditjes. Skënderbeu mori një pikë të vështirë ndaj Flamurtarit. Vlonjatët shënuan fillimisht me Bicin, por Muzaka barazoi në fund të takimit. Të vështirë e kishte edhe Kukësi në Kamëz. Barazimi 2-2 u sigurua nga një gol i Rrumbullakut që goditi nga thuajse 40 metra./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.