Humbi jeten aksin Lushnje-Berat, 24-vjeçarja pjese e medias

24-vjeçarja qe humbi jeten ne aksin Lushnje-Berat diten e sotme ishte pjese e medias. Erinolda Isufaj punonte si montazhiere prane televizionit kombetar Klan. Koleget e saj kane shprehur ngushellimet permes rrjeteve sociale, duke ndjere keqardhje te madhe per kete ndarje te pappritur nga jeta te vajzes se re.

24-vjeçarja udhëtonte bashkë me prindërit dhe bashkëshortin u godit fatalisht nga gurët e mermerit që ranë nga një trajler.

Kliko per me shume info

Ngjarja ndodhi në aksin Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflig. Viktima është Erinolda Isufaj, ndërsa prindërit e saj Vitori e Shkelqim Isufaj, si dhe bashkëshorti Marko Idrizi 29 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.Siç duket edhe nga pamjet, makina tip “Peugeot” me të cilin po udhëtonin 4 personat, është shkatërruar plotësisht, pasi u zu poshtë nga mermeri. Për nxjerrjen e të plagosurve nga autovetura u desh ndërhyrja e ekipeve të specializuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here