Hulumtim/ Lidhjet e tjera të Sotës, zbulohet kush është pronari i Range Rover-it

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot për personin që i dha makinë biznsemenit në Elbasan, në të cilën, gjatë kontrollit të policisë u gjetën 863 mijë euro dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai thotë se pronari i makinës është Armand Lilo. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha publikon edhe detaje nga momenti i ndalimit të biznesmenit.

Kliko per me shume info

POSTIMI I PLOTE:

Ja ndertuesi i klienteles qe i dha makinen per transportin e krimit dhe bandes se Orest Sotes!
Te dashur miq, gazetari investigativ ka gjetur pronarin e makines, me te cilen udhetonte Orest Sota, qe u ndalua nga policia ne Elbasan duke patur ne makine miliona euro, dy patenta te Sajmir Trafikut dhe Florian Habilajn, shoferin e Saimirit, te cilet u larguan me mbrojtjen e policise duke marre me vehte seicili nga dy çanta te medha plote euro.
Pronari i makines se krimit ishte ndertuesi i klienteles qeveritare, Armand Lilo, me precedent plagosjen e djalit te pronarit ku ai po nderton etj. Lexoni shkrimin e gazetarit investigativ. sb

Për Orest Sotën është thënë gjithçka, lidhjet e tij të mundshme me Saimir Tahirin, kompania e ndërtimit, marrja e tenderit si nënkontraktor të komisariatit 6, por dhe jeta e tij private, udhëtimet dhe shpejtësia në timon. Por tashmë një detaj i ri del për “timonin”.
Megjithëse Orest Sota është që prej datës 1 Nëntor i arrestuar për 3 vepra penale, asnjëherë nuk u bë me dije se në emër të kujt është makina me të cilën udhëtonte dhe në të cilën iu kapën dhe shuma prej 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

Pas interesimit në prokurori sosnews.al arriti të siguronte një informacion të plotë rreth pronësisë së mjetit.

Një burim zyrtar i prokurorisë bëri me dije se automjeti tip “Rang Rover” disponon targën AA718OS , i cili rezulton në emër të kompanisë së një biznesmeni tjetër të rëndësishëm në fushën e ndërtimit të pallateve kryesisht në Tiranë.

E më konkretisht të shtetasit 39 vjeçar me origjinë nga Pogradeci dhe banues në kryeqytet, Armand Lilo. Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike, rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes .
Por se çfarë i lidh konkretisht dy biznesmenët përveç makinës , kjo ende është një enigmë për të cilën prokuroria po punon për ta zbardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here