Gazetari: Kapja e peshqve të mëdhenj e vështirë, pasojat e kanabisit, të paktën 10 vjet

Pasojat e kanabisit ne Shqiperi do te vazhdojne per te pakten dhjete vite ndersa kapja e peshqve te medhenj do te jete dicka e veshtire.

Sokol Balla: Hoxha, a ka një heshtje të qeverisë për çështjen “Tahiri”?

Kliko per me shume info

Artan Hoxha: Dua të theksoj se sot kemi një fashikull të vetëm që ka përfshirë Habilajt, Tahirin dhe Sotën. Mund të përfshihet edhe çështja e Elbasanit (kur një makinë goditi mjetet e policisë dhe u largua) dhe nëse kjo ndodh do të jetë një dosje serioze. Pastaj, mazhoranca ka qenë në dijeni të kanabisit, ministri Xhafaj ka thënë në këtë studio se shefa policie kanë mbyllur sytë. Nëse ne duam të zgjidhim çfarë ka ndodhur në 2016, por dhe në 2015, sepse pasojat e kanabisit do të vijojnë edhe nja 10 vjet, ndërkombëtarët nuk duhet të na ndahen.

Ndërsa kryeministri duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë. Pati një ndryshim. Doli në fillim dhe e braktisi Tahirin, pas 48 orësh ndryshoi gjithçka. Do të shfaqen elementë të tjerë që do të plotësojnë mozaikun e asaj që do të zbulojmë në ditët në vazhdim. Sot ndoqa mesazhet e ambasadorit Lu dhe ministrit Xhafaj, por jam skeptik sepse nuk është aq e thjeshtë. Në Kolumbi lëvizën gjërat kur shkoi DEA dhe zbriti në terren duke koordinuar aksionet. Edhe këtu gjërat lëvizin vetëm kur agjentët italianë të vendosur këtu tregojnë se ku i kemi parcelat dhe të kërkuarit.

Sokol Balla: Po thoni që kemi një mosbesim të ndërkombëtarëve tek policia shqiptare?

Artan Hoxha: Ajo që mund të them unë është se ne nuk e hamë dot peshkun e madh sepse ai është më i madh se gjithë pellgu. Nëse unë nuk shoh agjentë të huaj në terren, atëherë peshqit e mëdhenj është shumë e vështirë të goditen. Ata mund të pësojnë vetëm ca dëme të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here