Hodhi gruan nga ballkoni/ Gjykata lë në burg bashkëshortin

Aktualitet

Gjykata e Apelit në Fier, ka lënë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për shtetasin F.Rukaj.

Ky i fundit, fillimisht është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e gruas së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më vonë, në Apel duke qenë se i ka pranuar akuzat, ai kërkuar gjykim të shkurtuar dhe pas kësaj kërkese gjykata i ka dhënë 35 vite burg.

Ngjarja e rëndë u shënua dhjetorin e vitit të shkuar në banesën e tyre, ku Rukaj e kishte dhunuar 43-vjeçaren duke e lënë atë pa ndjenja.

Pas disa minutash, kur gruaja filloi të përmendej, Ferdinand Rukaj e kishte dhunuar sërish dhe duke e tërhequr, e  ka hedhur nga dritarja e tualetit.

ME TE LEXUARAT