Historia prekëse e Vjollcës gjyshes që të gjithë e përcillnin nga zyrat e Aluiznit

Kjo është Vjollca Muka, nënë e dy fëmijëve dhe dy herë gjyshe, ka plot 60 vite jetë, nga të cilat njëmbëdhjetë të kaluara në pritje.

Në pritje të një dokumenti që do i jepte mundësinë të flinte e qetë dhe e sigurtë në shtëpinë e saj në Korçën e bukur.

Kliko per me shume info

U desh të ndërroheshin disa drejtorë, e të vinte Mariglen Disha nga Librazhdi që qytetarja korçare e qindra të tjerë si ajo në këtë qytet të çliroheshin nga makthi i pritjes e frika se mos një ditë mbeteshin në qiell të hapur.

“Edhe në këtë moment që po flas më rrënqethet trupi, jo se jam pasionante por sepse ne jemi një popull i vuajtur… Unë kisha 11 vite që prisja atë legalizim”, tregon Vjollca për newsbomb.al.

23898003_10211423271559507_1171874186_n.jpg

INTERVISTA:

Kur e keni blerë shtëpinë dhe sa kohë kishit që prisnit legalizimin?

Shtëpinë e kam blerë në vitin 2006. Jetoj në lagjen “David Selenica”. Më thonin që legalizimi ishte në proces.

Kam takuar çdo drejtor që ka ardhur e ka ikur te ALUIZNI.

Të gjithë më thonin: Ik pa merak. 11 vite pritje për atë leje.

Po pse, ku qendronte konkretisht problemi që ky proces u zvarrit kaq gjatë?

Nuk di ta them çfarë. Në drejtori më përcillnin gjithmonë dhe unë kisha dyshimet e mia që legalizimet bëheshin vazhdimisht por bëheshin në rrugë jo të ndershme, me para…

Dhe çfarë ndodhi më pas?

Shkoj një ditë te drejtoria. Sapo ishte emëruar drejtori i ri. Më thonë të mërkurën në orën 8:00 bëhet pritja me qytetaret.

Kishte pafund njerëz në rradhë që prisnin për të folur me drejtorin. Prita rradhën, hapa derën dhe i tregova menjëherë situatën. Isha shumë e shqetësuar. Juristja e zyrës nisi kërkimin për dosjen time por s’po e gjente.

Kushedi ku e kishte mbuluar pluhuri, aty në ndonjë cep.

Më mbuloi ankthi, kisha frikë se mos dosja qe zhdukur fare…

Drejtori më tha të prisja aty dhe ndërkohë që prisja vura re që të hynin e dilnin dhjetëra njerëz dhe të gjithë merrnin përgjigjen: Për 10-15 ditë legalizimin e keni gati.

Më bëri përshtypje veçanërisht një i moshuar. Kishte ardhur nga Amerika, mori legalizimin dhe i puthi dorën drejtorit.

Më në fund erdhi juristja me dosjen time. E shqyrtuan, e me thanë: zonjë legalizimin e keni gati për 10 ditë.

Mbeta e ngrirë, nuk di të t’i tregoj emocionet e mëdha që më përshkonin.

Ju i shkruajtët një letër kryeministrit pas kësaj, apo jo?

Po, është e vërtetë.

Pse e bëtë?

Sapo dola nga dera shkruajta në faqen zyrtarë të kryeministrit dhe i tregova të gjitha ato që perjetova. Edhe në këtë moment që po flas më rrënqethet trupi, jo se jam pasionante por sepse ne jemi një popull i vuajtur… Unë kisha 11 vite që prisja atë legalizim.

Gjithë jetën do i jem mirënjohëse Mariglen Dishës. Ai erdhi nga Librazhdi dhe ka dhënë 400 legalizime në lagjen time në 1 muaj.

Sikur në institucionet tona të drejtonin më shumë njerëz si ai, Shqipëria do të ishte ndryshe.

Kur e mendoj… Mora në 10 ditë atë që prita 11 vjet.

Letra që i shkroi Ramës një muaj më parë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here