Akuzohet sërish për mashtrim Hillary Clinton

Kliko per me shume info

Partia demokrate ishte de facto nën ndikimin e Hillary Clinton edhe përpara se të shpallej fituese brenda kampit të saj në presidenciale në 2016, u shpreh ish-drejtuesja e përkohshme e partisë duke konfirmuar akuzat e Bernie Sanders dhe duke i lënë terren të lirë Donald Trump për të vepruar.

Kjo deklaratë e bërë nga Donna Brazile tronditi opinionin publik, në atë kohë kryetare e përkohshme e komitetit kombëtar demokrat (DNC) nga korriku 2016 në shkurtin e 2017, në një libër që pritet të botohet javën e ardhshme në SHBA.

Kliko per me shume info

Ajo rrëfen se partia dhe stafi i fushatës së Hillary Clinton nënshkruan një marrëveshje në gushtin e 2015 në mënyrë që kampi i Klinton të ndihmonte në rimëkëmbjen financiare të partisë, e zhytur në borxhe, kjo çështje ishte bëre e ditur publikisht.

Në këmbim, stafi i Klinton zotëronte të drejtën e vetos për postin e drejtorit të komunikacionit të partisë dhe pika të tjera, që nuk bëhen të ditura.
“Në këmbim të financimeve dhe investimeve në DNC, Hillary kontrollonte financat dhe strategjinë e partisë, dhe gjithë paratë e mbledhura”, shkruan Donna Brazile, sipas artikullit të publikuar dje nga Politico. DNC ishte e detyruar për të konsultuar stafin e fushatës për pjesën e personelit, buxhetin, të dhënat, punën analitike dhe email-et.
Ajo tha se nuk e kishte kuptuar këtë funksionim, sekret, deri në fund të korrikut 2016, disa ditë pasi zëvendësoi pa paralajmërim Debbie Ëasserman Schultz. Drejtuesja e DNC dha dorëheqjen në mesin e konventës për zgjedhjet paraprake, pas publikimit nga ËikiLeaks të mesazheve të piratuara që shfaqnin armiqësinë e zyrtarëve kundër Bernie Sanders, rivali i Klinton.
Kjo shpjegon, shkruan Donna Brazile, se përse ajo nuk mundej të shkruante një deklaratë pa dritën jeshile të ‘Brooklyn’, selia e fushatës së Clinton. “Marrëveshja nuk ishte e paligjshme, por nuk kishte sigurisht as etike”, u shpreh ajo më tej, raporton ATA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.