Hidhet shorti, nis vetingu në prokurorinë e Tiranës, ja 4 emrat e parë që kontrollohen

Aktualitet

Hidhet shorti për vetigun në Prokurorinë e Tiranës. Në sitë do të kalojnë prokurorët që garojne për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas shortit të hedhur pritet të kalojnë në filter dosjet e prokurores Antoneta Sevdari, e cila ka përfaqesuar akuzën në çështjen “CEZ”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu në kontroll do të kalojne dhe dosjet e prokurorit Adriatik Cama, i cili ka përfaqësuar organin e akuzës në procesin ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Në filtër nga organet e vetingut do të kalojne dhe dosje të prokurorit Shpëtim Kurti, ish-zv drejtues i Prokurorisë së Tiranës apo dhe prokurorit Dritan Rreshka, citon abcnews.

ME TE LEXUARAT