EMRI/ 27-vjecarja hidhet nga kati i katërt i pallatit në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një 27 – vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Burimet e Policise bëjnë me dije se ajo quhet Denisa Ziu. Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Lushnjës dhe mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Kliko per me shume info

Informacion paraprak i Policise:

Në datën 17.11.2017, rreth orës 08:40, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon shtetasja D.Z, 27 vjeçe.

Shtetasja D.Z u dërgua në spital me ambulancë, ku po kryen ekzaminimet shëndetësore dhe po merr mjekimin nën kujdesin e personelit mjekësor.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.