Detaje të reja/ Hetimet për çështjen Habilaj nisën një muaj pas shkarkimit të Tahirit

Prokuroria për Krime të Rënda ka publikuar detaje të reja nga dosja Habilaj, ku është përfshirë në hetim dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas prokurorisë hetimet për grupin e strukturuar kriminal kanë nisur një muaj pasi detyrën e kishte marrë Fatmir Xhafaj. Prokuroria bën me dije se data e fillimit të hetimeve është 29 prill 2017.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Policia ka bashkëpunuar me këtë grup, pasi ata jepnin garanci për kultivimin e drogës kundrejt shumave të ndryshme financiare. Parcelat e këtij grupi ishin të mbjella në pyjet më Vrezhdanishtit dhe Treblovës.

Kliko per me shume info

Po ashtu bëhet me dije se zyrtarë të ndryshëm të policisë jepnin informacione për kontrollet nga policia. Ardian Koçerri të cilit u sekuestruan dhe 4 ton kanabis, sipas prokurorisë kishte 6 muaj në hetim.

Ai dyshohet se ka lidhje me grupin e Habilajve ndaj të cilëve organi i akuzës ka nisur hetimet.

Sipas prokurorisë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kanë nisur vetëm pas arrestimit të Moisi Habiljat në Itali.

Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, tashmë është nën akuzë zyrtare, ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe trafik ndërkombëtar droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.