Vrasja, vdes në spital 23-vjecari i plagosur me armë në Shkodër

Kliko per me shume info

Humb jeten ne spital 23-vjecari Hermes Beqiri, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. I riu ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime nga spitali njoftuan se i riu nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Shtetasi Hermes Beqiri ishte transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe ndodhej në gjendje të rëndë për jetën. 23-vjeçari kishte vetëm një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shumë organe duke bërë që të humbasë një sasi të konsiderueshme gjaku.

Kliko per me shume info

Krimi i rende ndodhi dje rreth orës 19:20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal, ku sipas policisë është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit..

Në lidhje me ngjarjen Policia ka ndaluar E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes” si dhe D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër. Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.