Heqja e akcizës për pijet energjike/ Në xhepin e kujt do shkojnë 2 milion eurot e përfituara nga kjo taksë?

Kliko per me shume info

Niveli i importit të produkteve sidomos atyre për të cilat paguhet akcizë është rritur gjatë këtij viti duke shënuar dhe arkëtim në nivele më të larta të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Por kjo mund të përkthehet edhe në rritje të konsumit të këtyre mallrave, që për hir të së vërtetës një pjesë e tyre mund të cilësohen si “mallra luksi” për ekonominë modeste të shqiptarëve.

Kliko per me shume info

Mallrat për të cilat paguhet akcizë janë karburantet, cigaret, alkooli, pijet energjike, kafeja dhe birra. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë 10 mujorit të këtij vitit kanë qenë më të larta se një vit më parë.

Kështu të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 37.4 miliard lekë, ose 2.9 miliardë lekë më shumë se 10 mujori i vitit 2016, periudhë që kapi vlerën e 34.5 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtarë nga drejtoria e përgjithshme e Doganave, të gjithë zërat ose mallrat që tatohen me akcizë gjatë kësaj periudhe janë me rritje. Të ardhurat nga taksa e akcizës në vitin që lamë pas shënuan një mosrealizim të ndjeshëm.

Ndërkohë që në fillim të këtij viti qeveria përfshiu për herë të parë në sistemin e akcizës edhe gazin e lëngshëm, si një mundësi për të rregulluar tregun, por pse jo edhe për të rritur të ardhurat në buxhet.

Por duke qenë se jemi në fazën përmbyllëse të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për nivelin e akcizës ka dy propozime. E para është rritja e këtij niveli për cigaret, dhe e dyta heqja e kësaj takes për pijet energjike.

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me votat e mazhorancës të heqë akcizën e pijeve energjike. Akciza mbi pijet energjike u vendos në janar të vitit 2014 me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por mesa duket, lobimi i fortë nga persona të veçantë që kanë pije energjitike në vend, ka bërë që qeveria të nënshtrohet duke hequr akcizën. Akciza per pijet energjike, është 30 lekë për litër dhe heqja e saj ul të ardhurat në buxhetin e shtetit me rreth 2 milionë euro në vit.

Me pretendimin absurd se kjo taksë nuk e ul konsumin për këto pije dhe si e tillë nuk është e nevojshme, praktikisht 2 milion eurot e përfituara prej saj nuk do të shkojnë më në arkën e shtetit por do të përfundojnë në xhepat e dikujt, të pronarëve, të sekserëve, të Super-Benit apo tek të gjithë?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.