Helmimi i nxënësve, Vokshi-Nikollës: Kërko falje, në vende të tjera kolegët e tu japin dorëheqjen

Kliko per me shume info

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi i është përgjigjur ministres së Arsimit Lindita Nikolla pas reagimit të saj për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Shupenzë të Bulqizës ku u helmuan nga tymi në një shkollë të mesme 60 nxënës.

Kliko per me shume info

Vokshi tha se ministrja Lindita Nikolla, në vend që të mbajë përgjegjësi, sulmon opozitën. Sipas demokrates, në vendet e tjera ministrat japin dorëheqjen.

REAGIMI I VOKSHIT

Është tronditëse kur nje nene, një grua, një deputete, një ministre si Lindita Nikolla, ne vend qe te mbaje përgjegjësi per rrezikimin e shëndetit te nxënësve ne Shupenze te Bulqizës sulmon opozitën dhe Kryetarin e saj për faktin e vetem se Basha përcolli shqetësimin publik për helmimin e te rinjve.

Lindita Nikolla duhet ta kishte thyer heshtjen duke u kërkuar ndjese nxënësve dhe familjareve te tyre për helmimin e shkaktuar. Kjo është me e pakta, sepse ne vende te tjera kolege te Lindita Nikolles japin dorëheqjen, kur sistemi qe drejtojnë dështon ne sigurimin e jetës se fëmijëve ne shkolle nga pakujdesia apo nga korrupsioni.

Lindta Nikolla duhet te heshtte sot dhe jo te sulmonte opozitën, sepse qeveria e saj dëshmoi qe nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i vitit te ardhshëm do te investoje ne arsim njësoj si vendet e pazhvilluara afrikane, duke bere hapa mbrapa, krahasuar edhe me vitin 2013. Lindita Nikolla duhet te heshtte sot edhe sepse ne dy vitet e fundit 26 mije femije shqiptare e kane braktisur Shqiperine si rezultat i rrenimit te vendit nga papergjegjshmeria e qeverise se Edi Rames.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.