Helmimi i 60 nxënësve/ Prokuroria nis hetimet

Aktualitet

Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi. Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë, që është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo, pasi Ministria e Arsimit e ka pezulluar procesin deri në riparim të kaldajës, raporton tv klan.

60 nxënës mbetën të asfiskuar mëngjesin e së premtes në këtë shkollë. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës. Një hetim ka nisur prokuroria për rastin.

Kaldaja, sipas të dhënave të deritnishme, rezulton se është kolauduar në datën 8 Nëntor mga firma që e ka instaluar. Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime.

Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qënë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa.

ME TE LEXUARAT