Helmimi i 60 nxënësve/ Basha: Revoltë për pasigurinë e ambienteve në shkolla

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shupenzë, ku u helmuan 60 nxënës të një shkolle.

Kliko per me shume info

Basha shpreh revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve.

“Po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje më kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për ?pasigurinë e ambjenteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla.

LEXO EDHE:  Shpërthen zjarri brenda ashensorit të pallatit në Myslym Shyr

Investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënësve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës”, shprehet Basha.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here