Pronari bën vetëgjyqësi, mban peng për pesë orë hajdutin

Një 31-vjeçar ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi për hajdutin që i vodhi motorin, duke e mbajtur pesë orë peng.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Konjat të Lushnjes. Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç nga Çerma e Divjakës ka vjedhur motorçikletën e Nertil
Hajdarit dhe e ka çuar ta fshehë në shtëpinë e të vëllait në Shegas, Lulzim Çollaku, duke i rrëfyer se mjeti ishte i vjedhur.

Kliko per me shume info

Më pas, Shkëlqimi është kthyer në banesën e Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga 31-vjeçari. Ai e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Policia bën të ditur se Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë 41-vjeçarin, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

1 COMMENT

  1. Shum shum mire ja paska be ati qeni.
    Mos ka meritu nje trajtim me te mir ai pleh?
    Ata qe mendojne se mund te jetojne duke vjedh ,duhet marin mend nga ky rast e ti ven gishtin kokes para se te vjedhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.