Hahn në Lungomare me Ramën: BE e gatshme të financojë fazat e tjera të projektit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Vlorës, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së “Çmimeve të Arta të Lungomares”.

Në fjalën e tij, Rama tregoi disa nga projektet që qeveria ka në plan këtë mandat. Ajo që bëri përshtypje ishte ideja e një tuneli në Llogara.

Kliko per me shume info

Bashkë me kryeministrin Rama, në Vlorë ndodhej edhe Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn, i cili premtoi se BE-ja ishte e gatshme të financonte edhe fazat e tjera të projektit të Lungomares.

“Sot kam kënaqësi të jem me xhaketë dhe të shijoj këtë bregdet kaq të bukur këtu. Dëshiroj t’ju uroj të gjithëve ju dhe qytetarëve të Vlorës për këtë arritje, për projektin e Lungomares. Ju përgëzojmë për faktin që punimet e fazës së parë kanë mbaruar, po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.