Guvernatori i Pulias plan me Ramën: Shqipëria do furnizojë Italinë me ujë

Kliko per me shume info

“Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë”. Kështu shkruan “Corrie della sera”, e cila i referohet një fjalimi të mbajtur nga guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Sipas Emiliano-s, në një vizitë në Shqipëri, ai i ka bërë një propozim kryeministrit Rama, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazit për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

Kliko per me shume info

“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento, ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”. Kjo është një përmbledhje e propozimit të guvernatorit.

“Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar:

përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.