Greqi/ Goditet rrjeti i falsifikimit të pasaportave të BE, mes tyre 6 shqiptarë

Policia greke ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të emigrantëve, që i pajiste me pasaporta të falsifikuara, njoftoi njoftoi media greke. Në një operacion të organizuar në bashkëpunim me Europolin, janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, ndërsa dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes tyre dhe gjashtë shtetas shqiptarë.

LEXO EDHE:  Kush janë 3 gjyqtarët që liruan 7 kuksianët dhe la në burg 4 prej tyre

Rrjeti ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle. Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit.

Kliko per me shume info

Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe. Autoritetet greke thonë se rrjeti kishte falsifikuar qindra pasaporta që dallohen për një saktësi të lartë dhe prandaj mjaft të vështira për t’u zbuluar. Pritet që policia greke të japë më shumë detaje për çështjen gjatë ditës së hënë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here