Gruaja zbulon tradhëtinë e bashkëshortit në avion, piloti bën ulje emergjente

Soft

Një çift iranian po udhëtonte për në Bali por nuk arriti kurrë në destinacon, pasi ëndërra për të pushuar në plazhet e ishullit u shndërrua shumë shpejt në një makth.

Ajo zbuloi në avion se bashkëshorti e tradhëtonte dhe piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çdo gjë filloi më 5 nënor në një fluturim të Qatar Airways, i cili u nis nga Doha drejt Balit.

Gjatë fluturimit me avion kur burri ra në gjumë, gruaja e tij, e cila dyshonte tek ai, vendosi që ti kontrollonte telefonin.

Ajo përdori gishtin bashkëshortit për ta zhbllokuar telefonin e tij dhe zbuloi tradhëtinë.

Kjo bëri që çifti të fillojë një zënkë të madhe në avion dhe asnjë në bord nuk arriti që ti qetësonte.

Piloti u detyrua që të bëjë ulje emergjente në Chennai dhe të nisej në destinacion pa çiftin luftarak.

ME TE LEXUARAT